Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e Emiliano Shullazit për t’u liruar nga regjimi ‘41-bis’. Ai bëri kërkesën me anë të përfaqësuesve të tij ligjor për t’u larguar nga izolimi pas vendimit të Ministrisë së Drejtësisë.
Kushtetuesja ka pranuar kërkesën e Shullazit, i cili kërkoi të cilësohej antikushtetues mbyllja e tij në regjimin “41 Bis”. Kushtetuesja ka konstatuar se vendimet e gjykatës bien ndesh me aktin themeltar të shtetit, pra Kushtetutën sepse Emiliano Shullazit i është cenuar e drejta për proces të rregullt ligjor.
Prej 1 Gushtit anëtarët të bandës së Emiljano Shullazit, por edhe të dënuar të tjerë si: Arbjon Aliko, Arbër Çekaj dhe Genci Balla janë disa prej të dënuarve që janë izoluar në regjimin ‘41-bis’.
Shullazi u dënua me vendim të formës së prerë pas 83 seancash gjyqësore që u zhvilluan në harkun kohor të më shumë se 2 viteve në GJKKO (Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar). Ai u dënua me 14 vite burg.
Ndërkaq sot ai është shoqëruar për disa vizita mjekësore në QSUT, ku siç shihet nga planet e sigluara nga Klan News ka prani të shtuar të forcave të policisë.
Klan News
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!