Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
“Kjo është abetarja e re e unifikuar që do të përdoret për herë të parë nga nxënësit e klasave të para në Shqipëri dhe Kosovë. Bëhet fjalë për një libër krejtësisht të ri, si në përmbajtje, ashtu edhe në metodë. Por cilat janë risitë?”
Një nga autoret këtij botimi të ri, Mimoza Gjokutaj tregon se është punuar për një libër praktik që nxit aftësitë e të shkruarit dhe të menduarit kritik tek nxënësit, por edhe që lehtëson punën e mësuesit.
PROF. DR. MIMOZA GJOKUTAJ
BASHKËAUTORE E ABETARES SË RE TË UNIFIKUAR
Në këtë vit shkollor, abetarja do të jetë për herë të parë edhe në platformë dixhitale, gjë që mundëson më shumë interaktivitet mes nxënësve me mësuesit dhe prindërit.
Besnik Rama, një nga anëtarët e Komisionit të Përbashkët shpjegon se abetarja e parë e unifikuar e vitit 2012 është përdorur vetëm në Kosove dhe jo në Shqipëri, pasi në vendin tonë ka pasur disa alternativa botimesh.
DR. BESNIK RAMA
ANETAR I KOMISIONIT TE PERBASHKET, MASR
Abetarja e unifikuar vjen si zbatim i marrëveshjes së nënshkruar mes qeverisë së Kosovës dhe Shqiperisë, ku janë të integruara ushtrime për të gjitha nivelet e të nxënit në gjuhën standarde shqipe.
Ещё видео!