Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili e fajësoi dje për mungesën e përgjegjësisë dhe zbatimit të disa pikave të Paktit për Universitetin pas vendimeve të qeverisë duke paralajmëruar shkarkimin e tij nga detyra. Kreu i qeverisë tha se pas protestës së studentëve cdo gjë ka lëvizur përveç xhaketës së rektorit, që sipas Ramës ai vijon që të mos ketë asnjë shqetësim edhe pse pjesa më e madhe e kërkesave të studentëve është përgjegjësi e rektoratit, bazuar te autonomia.
Por, rektori përgjigjet për të gjitha akuzat e kryeministrit përmes një letre të gjatë duke i cilësuar akuzat si sulm tendencioz dhe të paprecedentë, pasi sipas Konit, vetëm ai po sulmohet nga të gjithë rektorët. "Nuk mund të shmanget përgjegjësia për mosplotësimin e pikave të Paktit për Universitetin, duke tentuar të devijosh indinjatën e studentëve dhe të pedagogëve nga Qeveria tek Rektori i Universitetit të Tiranës" shkruan ai. Për të gjitha problemet, Mynyr Koni akuzon se fajin e kanë dekanët. Ai liston të gjitha përgjegjësitë dhe abuzimet që kanë bërë dekanët e fakulteteve në Tiranë, sipas tij.
Ещё видео!