Pamje arkiva 2008
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është ndalur në Korçë, ku së bashku me deputetët Blushi dhe Dalipi zhvilloi një takim me gratë e këtij qyteti në vijim të turit “Dialogu me Shqipërinë”.
Gjatë këtij takimi shefi i selisë rozë theksoi se politika e politikanëve nuk mund të vazhdojë të dëmtojë interesat e shqiptarëve ndaj ajo duhet t’ia lërë vendin politikës së qytetarëve.
Edi Rama: “E për këtë unë vazhdoj ta përsëris me këmbëngulje, që ne duhet të shkojmë përtej kufijve që ka vendosur politika e politikanëve dhe dua të ndërtojmë një hapësirë ku politika e qytetarëve të jetë aktive në vazhdimësi pa pasur nevojë që qytetarët të bëhen politikanë.”
Për t’i dhënë partisë një përmasë të qytetarëve Rama ka kërkuar që politika të kthehet në një instrument në duart e njerëzve. Në takimin e Korçës pjesëmarrësit theksuan se fitorja e socialistëve në zgjedhjet e ardhshme nevojitet për të mundur korrupsionin dhe varfërinë./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!