#oranews #rritetncmimet #pesnionistet #rritetvaji #cmimivajit #cmimimiellit #krizaekonomike #rritjaecmimeve
Çmimet e produkteve të shportës kanë pësuar sërisht rritje në një hark kohor prej vetëm dy javësh. Kjo situatë po bëhet gjithmonë e vështirë për qytetarët, të cilët shprehen se e shohin veten të pambrojtur përballë rritjes së çmimeve. Pensionistët shprehen se janë më të diskriminuarit dhe se paketa e ndihmës e ofruar nga qeveria, është e pamjaftueshme.
Për më pak se dy javë çmimet e produkteve të shportës kanë pësuar rritje, ndërsa ajo që bie në sy është rritja e pakontrolluar e çmimit të vajit.
Në një vëzhgim të kryer nga Ora News, 12 ditë më parë çmimi i vajit ishte 250 lekë.
Të martën e datës 15 mars, çmimi i vajit varion midis 295 dhe 329 lekë. Rritje kanë pësuar edhe produktet ushqimore si mielli, me 25-40 lekë. Gjithashtu sheqeri ka pësuar një rritje prej 5 lekësh.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!