Prokuroria e Tiranës kërkon dëshminë e Kasandër Nogës për vrasjen e Erjon Çelës dhe plagosjen e 4 personave të tjerë, krim i ndodhur në “Don Bosko”në 4 Janar të 2022. Ai ndodhet i arrestuar në Austri për llogari të drejtësisë belge për atentatin ndaj Erion Hasanbelliut. Në letër porosi janë disa pyetje, përgjigjet e të cilave mund të hedhin dritë mbi këtë krim.
Për këtë ngjarje u arrestuan dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiri. Ata pranuan para policisë se kishin ngatërruar objektiv.
Dy vëllezërit së bashku me Kevin Zenelin kishin marrë porosi nga Kasandër Noga për vrasjen e Geron Hasanbelliut, vëllai i Erion Hasanbelliut. Ata ngatërruan person dhe gabimisht u vra Erjon Çela dhe u plagosën 3 të afërm të tij dhe kamarieri i lokalit.
Indrit dhe Gentian Beqiri kanë pretenduar se do të merrnin rreth 150 mijë euro për të vrarë Geron Hasanbelliun.
Arrestimi i tyre nuk ka lidhje me këtë ngjarje. Ata dëshmuan në polici se ishin ndjekur nga disa persona, që tentuan t’i rrëmbenin. Vëllezërit bashkëpunuan me drejtësinë dhe zbardhën ngjarjen e “Don Boskos”.
Kasandër Noga u dënua për ‘vrasjen në Sanatorium’, krim i ndodhur në vitin 2000, ku u ekzekutua babai i Hasanbelliut dhe dy persona të tjerë. Një vit më vonë, familja Hasanbelliu i kreu atentat Nogës në një lokal në Antwerp, por i vrarë mbeti miku i tij.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!