Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Çmimet e apartamenteve në Vlorë kanë ndryshuar ndejshëm në krahasim me një ose dy vite më parë. Në zonën e Lungomares apartamentet shkonin në vlerën nga 600 në 800 euro metri katror, ndërsa tani kanë arritur në shifrën e 1000-1500 euro për metër katror. Me të njëjtën intensivitet të rritjes së çmimeve janë edhe ndërtimet përgjatë rrugës Transballkanike.Për kreun e Dhomës së tregtisë dhe industrisë, Arben Breshanin, Vlora ka nevojë për zhvillimin e zonave të reja dhe natyrisht për ndërtime të reja, ndërsa kërkesa për blerje të apartamenteve është e madhe.Por cilat janë zonat ku mund të zhvillohen ndërtimet e reja, pasi aktualisht rruga Transballkanike dhe Lungomare janë thuajse të tejmbushur me ndërtesa shumëkatëshe?ARBEN BRESHANIKREU I DHOMËS SË TREGTISË DHE INDUSTRISË “Një zonë shumë atraktive do të jetë plazhi i vjetër, aty duhet një kombinim midis investimeve shtetërore dhe private, se tani duket si një zonë jo e urbanizuar. Ndërkohë që parashikimet janë që edhe ky sektor ashtu si turizmi, të marrë punëtorë nga jashtë.” Por, edhe qiratë e apartamenteve kanë shënuar rritje,kjo dhe për shkak të shtimit të shtetasve italianë në Vlorë, kryesisht mosha e tretë, të cilët kanë zgjedhur të jetojnë në qytetin bregdetar.
Ещё видео!