Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Tel Aviv për bisedime me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në lidhje me armëpushimin e arritur javën e kaluar, pas 11 ditësh luftime në Gaza dhe Izrael mes forcave izraelite dhe militantëve palestinezë. Blinken ka thënë se udhëtimi i tij në Lindje të Mesme ka për qëllim mbështetjen e përpjekjeve për të mbajtur armëpushimin mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit që udhëheqin me Rripin e Gazës. Sekretari Blinken do të qëndrojë edhe në Bregun Perëndimor ku do të takojë presidentin e autoritetit palestinez, Mahmud Abbas, ndërsa më pas do të shkojë në Egjipt dhe Jordani. Diplomati i lartë amerikan nuk do të takohet me përfaqësuesit e Hamasit. Perëndimi e cilëson këtë grup si terrorist. Autoritetet izraelite kanë thënë se po lejojnë furnizimin e Gazës me ilaçe dhe ushqime. Edhe SHBA-ja ka premtuar ndihma për Gazën, mirëpo në atë mënyrë që të mos bien në duart e Hamasit. Nga luftimet më të ashpra në vitet e fundit mes Izraelit dhe palestinezëve janë vrarë më shumë se 250 njerëz, kryesisht palestinezë. Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë para nisjes së Sekretarit Blinken në rajon se ai do të përsërisë "angazhimin e fortë të SHBA-së për sigurinë e Izraelit" dhe do të "vazhdojë përpjekjet për të rindërtuar lidhjet dhe mbështetjen për popullin palestinez dhe udhëheqësit e tij".
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#AntonyBlinken#BenjaminNetanyahu#TopChannel
Ещё видео!