Pas takimit me ndihmës sekretarin ameirkan të shtetit Ues Mitchell në Beograd, presidenti serb ALeksandër Vucic u shpreh se vendi I tij është i gatshëm të pranojë një kompromis për Kosovën por jo poshtërimin. Ndërsa zyrtari i DASH shprehu mbështetjen e tij për formimin e ushtrisë së Kosovës.
SHBA-të janë të angazhuara për një progres që ka mbajtur peng Ballkanin.
Ndihmës sekretari amerikan për Evropën dhe Azinë, Wess Mitchell, është pritur në Serbi me idenë se do të sjellë një plan të qartë për këtë shtet lidhur me Kosovën, por edhe partnertitet më të madh dhe distancim nga Rusia.
Pas takimit me presidentin serb, Aleksandwr Vuçiç, ka thënë se kthimi i vëmendjes tek Ballkani dhe ideja për zgjërimin e BE-së janë një rast i vecantë dhe mundësi për liderët e këtyre vendeve. Zgjidhjen për Kosovën e ka quajtur të nevojshme dhe ka mbështetur dialogun.
E ka bërë të qartë se SHBA-të mbështesin formimin e ushtrisë së Kosovës.
Wess Mitchell, Ndihmës Sekretar Për Evropën Dhe Azinë: Kosova dhe liderët e saj nuk mund të sjellin nje formulë arbitrazhi, por kjo duhet bërë me ndryshime kushtetuese. Ky nuk është një qëllim i lehtë dhe duhet shumë punë. Ne punojmë afër me partnerët tanë në Prishtinë me këtë. FSK është një forcë shumëetnike dhe ka bërë punë të mirë. Nuk është një kërcënim për Serbinë dhe është me rëndësi që Kosova ta ketë këtë mundësi dhe ta formoj atë në mënyrën e duhur. Kjo ka qenë edhe porosia ime në Prishtinë.
Vuçiç ka thënë se Kosova nuk ka përmbushur obligimet nga dialogu, por është shprehur i gatshëm për të folur për zgjidhje. Serbia është kategorikisht kundër formimit të ushtrisë, por ka kërkuar ndihmën e SHBA për paqen në rajon.
Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë: Njerëzit në Serbi duhet ta kenë të qartë se pa Amerikën nuk mund ta zgjidhim problemin e Kosovës. Ata që mendojnë se kjo është e mundur janë naiv dhe se Amerika nuk pyetet asgjë.
Shtypi serb kishte spekuluar edhe për një plan disa pikash që nuk u përmend më.
Gazetar: Idro Seferi-Korrespondent i ABC News
Operator: Predrag Barbul
/abcnews.al
Ещё видео!