Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Tiranë-Për tre orë me radhë transporti urban është paralizuar si pasojë e grevës së e Sindikatave të Transportit Qytetas.
Në protestën që nisi prej orës 05:00 të mëngjesit të sotëm dhe përfundoi në 08:00 morën pjesë 10 shoqëri transporti, prej tyre 6 anetare te Sindikates.
Nesër greve 24 orëshe dhe proteste para Bashkisë
Në mbyllje të Grevës, kreu i Federatës për Punonjësit e Transportit Urban, Zija Hasanaj, deklaroi se protesta e sotme do të pasohet me një grevë 24 orëshe përgjatë ditës së nesërme.
Sakaq të gjithë punonjësit e transportit urban në orën 10:00 të paradites do të protestojnë para Bashkisë së Tiranës.
“ Kërkesat tona janë ato që kanë qenë para një viti, në mënyrë të atillë që të përcaktohet çmimi i biletës nga Këshilli bashkiak. Nëse më përpara e caktonte Këshilli i Ministrave tani me ligj i ka kaluar Këshillit bashkiak. Ky i fundit duhet të vendoste çmimin që në nëntor në mënyrë të atillë që ne të na hapte rrugën për negociata me shoqëritë e transportit për pagat e punonjësve.
Ky është qëllimi ynë, kemi një vit që e kemi bërë këtë kërkesë dhe sot pas një viti jemi sërish në këtë gjendje. Sot kemi pasur një grevë tre orëshe me të gjitha shoqëritë anëtarë të Sindikatës së Transporteve dhe krahas këtyre shoqërive të cilat janë 6, janë solidarizuar dhe katër të tjera.
Pra sot kanë qenë 10 shoqëri të transportit në grevë. Nesër është përsëri një grevë 24 orëshe dhe të gjithë punonjësit e transportit urban do të dalin në protestë para Bashkisë në orën 10:00”.
Çmimi i biletes? Hasanaj: Duhet ta përcaktojnë financierët
Në prononcimin për Ora News, Hasanaj nuk përcaktoi një çmim konkret për biletat, ndërsa shtoi se nuk kanë pasur asnjë takim me autoritetet vendore për zgjidhjen e çështjes.
“Ne nuk mund të prononcohemi për problemet e çmimit për arsye se elementët e kostos që nxjerrin çmimin janë elementë shkencorë të cilët duhet të diskutohen mes financierëve të Bashkisë dhe Shoqërive të Transportit Urban.
Nuk kemi pasur takime dhe nuk presim takime, pasi siç ka thënë dhe Kryeministri që Sindikatat nuk ekzistojnë në Shqipëri. Kuptohet që janë shumë neglizhentë ndaj Sindikatave, megjithatë ne bëjmë punën tonë, ata bëjnë punën ne tyre”.
Greva, kaos në Tiranë, përfitojnë taksitë dhe furgonët
Protesta krijoi një kaos në transportin urban të kryeqytetit, pasi përkonte në një orar ku shumica e qytetarëve frekuentojnë këtë lloj transporti për të shkuar në punë apo shkollë.
Megjithate greva e transportit urban duket se ka qenë nje dite me fat per taksite dhe furgonet privatë, sherbimin e te cileve e kane zgjedhur jo pak qytetare ne pamundesi te nje alternative tjeter.
Për më shumë klikoni në [ Ссылка ]
Ещё видео!