Ministria e Mbrojtjes e Hungarisë ka bërë me dije se një ushtari hungarez të KFOR të plagosur në veri të Kosovës gjatë trazirave i është prerë këmba.
Për këtë ka reaguar Ministri i Mbrojtjes I Kosovës, Armend Meha, I cili ka shprehur keqardhjen për ushtarin hungarez të KFOR-it, të plagosur nga grupet kriminale serbe gjatë protestave.
“Grupet kriminale përgjegjëse për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it duhet të marrin dënimin meritor, ngase dhuna është e papranueshme dhe asnjë formë nuk mund të zmbraps ushtrimin e rendit e ligjit, mjeteve demokratike të pakontestueshme, të drejta e të domosdoshme për sigurinë e vendit dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Mehaj në reagimin e tij.
Lëndimi i rëndë i ushtarit hungarez ndodhi më 29 maj, i cili ndodhej në radhët e paqeruajtëse të tjerë të KFOR në komunën e Zveçanit në Kosovë.
Ministri hungarez i Mbrojtjes, Kristóf Szalay-Bobrovniczky raportoi se ishin plagosur gjithsej 27 ushtarë dhe pas sulmit i morën në vendin e tyre me aeroplan të mbrojtjes kombëtare.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#KFOR#TopChannel
Ещё видео!