Ky është lokali Shake bar i vendosur në një prej rrugëve kryesore të Frosinones në Itali që mbrëmjen e 9 marsit 2024 u kthye në një shesh beteje mes shqiptarësh.
Rruga që mban emrin e ish kryeministrit Italian Aldo Moro që u vra nga brigadate e kuqe më 9 maj 1978, u kthye në një tmerr për qytetarët e shumtë që ndodheshin në zonë e vecanërisht ata që ndodheshin në ambjentin me numër 269.
Sic duket dhe në këto pamje të fiksuara nga kamerat e lokalit “Shake” gjithçka duket e qetë dhe me kilentë që marrin shërbimin dhe konsumojnë ushqimin. Në pjesën e jashtme në krahun e majtë të videos duket të ulur 4 persona që sipas mediave italiane janë shqiptar ndërsa pas pak sekondash u afrohen në tavolinë 3 persona njëri me xhup të kuq dhe tuta ngjyrë gri ndërsa personi në krah të tij me një xhup blu dhe të bardhë ndërsa i treti qëndron mbrapa tyre.
Nuk zgjat më shumë se dy sekonda nga afrimi dhe menjëherë dëgjohet të shtëna me armë zjarri.
Në tavolinën e protagonsitëve të konfliktit shihen qartë të rinj që përleshen dhe disa të tjerë që ia mbathin për tu shpëtuar plumbave.
I gjithë lokali dhe në ambjentet e brendshme përfshihet nga kaosi. Klientët përpiqen ti shpëtojnë plumbave duke u futur poshtë tavolinave ndërsa të tjerë vrapojnë në krahun e kundërt nga vijnë të shtënat.
1 i vdekur dhe 3 të plagosur është bilanci paraprak që forcat e policisë dokumentuan pak minuta pasi mbërritën në vendin e ngjarjes.
Autori i ngjarjes sëbashku me shokët e tij u largua me një makinë Lancia Ypsilon e cila u gjet e braktisur në periferi të Frosinones.
Viktimë e krimit mbeti 27 vjeçari Kasem Kasmi lindur në Fushë-Milot dhe prej disa kohësh banues në Frosinone. Ky i fundit kishte qenë në sherrin që i mori jetën sëbashku me vëllain e vogël.
Një prej prej të plagosurve po ashtu shqiptar ndodhet i shtruar në spitalin Umberto Primo të Romës dhe dy të tjerët në spitalin Fabrizio Spaziani në Frosinone.
Skuadra Mobile e drejtuar nga nënkomisari Flavio Genovesi 3 orë pas vrasjes e arrestuan të dyshuarin kryesor për vrasjen një shtetas shqiptar i identifikuar si Mikea Zaka 23 vjeç nga Lushnja. Ndërsa në kërkim janë dhe persona të tjerë që dyshohet se kanë ndihmuar të riun nga Lushnja.
Mediat Italiane raportuan se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për larje hesapesh mes grupeve pas konflikteve të lindura nga riorganizimi i zonave të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe prostitucionit.
Riorganizimi i zonave ka ndodhur pas goditjeve të javëve e fundit nga një sërë operacionesh policore që kanë çmontuar strukturën e mëparshme komanduese.
Por Mikea Zaka i pyetur nga hetuesit Italian ka rrëfyer pas arrestimit se sherri ndodhi për një vajzë duke mohuar pistat e dyshuara nga mediat italiane
Sipas asaj që shkruan gazeta “La Republicca” Mikea Zaka është paraqitur vetë në komisariat i shoqëruar nga avokati mbrojtës Marco Maietta. Ai ka rrëfyer se ishin vëllezërit Ervin Dhe Kasem KAsmi që e kanë sulmuar të parët dhe se ka qëlluar për tu vetëmbrojtur.
Ai pretendon se e hodhi pistoletën nga ura mbi lumin Cosa në rrugën Verdi. Por me gjithë kërkimet policia nuk e ka gjetur armën.
Ai ka rrëfyer se ka qene në lokal me miqtë e tij shqiptarë Giuliano D.dhe Elia D.23 vjecari siç rrëfen gazeta “La Republicca” ka precedent të mëparshëm kriminal. Vitin e kaluar policia e ndaloi dy herë për drogë në zonën e Casermone, në një rast tjetër i gjetën 20 mijë euro cash që nuki justifikonte dhe për këtë fakt dyshojne se është mbledhës i parave të një bande të fuqishme në Frosinone.
Por versionin i rrëfyer se sherri ka nisur për një vajzë që fillimisht ishte me Kasemin dhe më pas me Mikean herë e rrëfyer si një version i një lidhje sentimentale dhe të tjerë që flasin për nje rrjet prostitucioni nuk bind.
Prokurori i Frosinones, Antonio Guerriero bëri të qartë se nuk e besonte pistën se vrasja ka ndodhur për arsye sentimentale.
Hipoteza e përforcuar prej tyre është se pas ngjarjes së rëndë është një konflikt që lidhet me kontrollin e shpërndarjes së drogës ose prostitucionit.
“Unë siguroj qytetin e Frosinones se vrasësi është kapur. Hetimet nuk kanë përfunduar aspak, por janë vetëm në fillim për të rindërtuar atë që fshihet pas kësaj ngjarjeje shumë të rëndë të përgjakshme ku përfshihen dy grupe kriminale". U shpreh prokurori Guerriero
Viktima Kasem Kasmi, 27 vjeç nga Miloti, njihej në Itali me pseudonimin Carletto.
Të shumta ishin reagimet në rrjetet sociale për vdekjen e tij
Ещё видео!