“Shqipëria është në rrugën e pakthyeshme drejt anëtarësimit në BE”, kështu u shpreh Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili deklaroi se pasi ministrat e Jashtëm të BE-së shtynë hapjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë deri në qershor të vitit 2019.
Minstri i Jashtë Ditmir Bushati e ka quajtur një lajm të mirë për çeljen e negociatave me BE-në qershorin e 2019.
Në një konferencë për mediat, pak çaste pasi u mësua se negociatat mund tw hapen në Qershor të 2019. Bushati theksoi se Shqipëri është në rruge të pakthyeshme për t’u integruar në BE.
Ministri Bushati pohoi se rekomandimi i ministrave të Jashtëm të BE-së, për Këshillin Europian është i njëjtë, si për Shqipërinë ashtu edhe për Maqedoninë.
Por shefi i diplomacisë përmendi edhe kushtet e vënë nga BE për vendin tonë që janë; rezultatet e Reformës në Drejtësi, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta.
Në fund ministri i bëri apel opozitës dhe aleatëve të saj që të mos vendosin baste në kurriz të Shqipërisë.
Periudha kohore prej një viti konsiderohet si një mundësi për të përmbyllur gjithë procesin përgatitor me BE./abcnews.al
Ещё видео!