#oranews #bora #boranerrethe
Ngricat dhe akulli për shkak të rënies së temperaturave pasuan reshjet e dëborës në zonat malore të vendit nga juglindja në veri.
Rruga e Dardës, dhe fshatrave të tjerë turistike të juglindjes janë të hapura, por në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes ka prezencë akulli çka vështirëson lëvizjen.
Trashësia e dëborës arrin deri në 10 centimetra. Akull është shqetësim edhe pjesë të aksit Korçë- Ersekë-Leskovik dhe Zëmblak-Dogana e Gorricës.
Për shkak të dëmtimit të rrjetit elektrik, disa fshatra në juglindje kanë probleme me furnizimin me energji elektrike.
Reshjet e dëborës filluan edhe në Rajonin Qendër-Perëndim, në akset Krujë-Sarisalltik dhe trau Dajt-Teleferik në Tiranë.
Dëbora zbardhi edhe Llogaranë në Vlorë, ku qarkullimi vazhdon pa probleme.
në Shkodër, rruga Kir Shosh ka bllokime, ndërsa Bogë-Theth kalohet me zinxhirë. Fshatrat në Alpe po ashtu kanë probleme me energjinë.
Në qarkun e Kukësit, rrugët kombëtare janë të të hapura, ndërsa në akset Bajram Curri – Morinë, Bajram Curri – Valbonë, Bajram Curri-Fierzë-Lekbibaj, probleme është dëbora e ngrirë.
Në zonat më të thella të qarkut të Dibrës, trashësia e dëborës arrin deri në 20 centimetra. Rruga e Arbrit që u bllokua mbrëmjen e hënës, u rihap për qarkullimin!
Ndërkohë autoriteti portual Durrës, lajmëroi normalizim e udhëtimit të trageteve dhe rinisjen e punës në sektorët e prekur nga moti i keq!
Për më shumë lexoni: [ Ссылка ]
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Ещё видео!