[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Qeveria shqiptare do të japë 1 miliardë lekë për institucionet që do të luftojnë korrupsionin tek politikanët dhe zyrtarët e lartë. Mësohet se në buxhetin e vitit 2018 është llogaritur një shumë prej 7 milion euro për institucionet e reja që ngrihen në kuadër të reformës në drejtesi. Ndër institucionet kryesore që do te ngrihen se shpejti janë këshilli i lartë gjyqësor dhe këshilli i lartë i prokurorise të cilat do të përzgjedhin më pas strukturën e posaçme anti-korrupsion me byronë kombëtare të hetimit, prokurorinë dhe gjykatën e posaçme kundër korrupsionit. Pjestarët e byrosë kombëtare të hetimit do të trajnohen në shtetet e bashkuara të amerikes ndërkoh që agjentë të FBI do të asistojnë byronë për 2 vjet në luftën kundër korrupsionitPor e gjithë reforma në drejtësi do ti kushtojë buxhetit të shtetit më shumë se 1 miliardë lekë. Institucionet e vetingut të cilat tashmë kanë nisur punë do të marrin 330 milion lekë për vitin 2018. Pak javë më parë fondet për vetingun u shndërruan në mollë sherri mes partive politike. Maxhoranca vendosi të shkurtojë organikën e këtyre institucioneve si dhe uli pagat e shpërblimet, por PD e LSI u rreshtuan në krah të personave që do të bëjnë vetingun duke kërkuar që tu plotësohet cdo kërkesë.
Ещё видео!