Presidenti i Republikës Bajram Begaj, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka uruar shqiptarët për ditën e Rinisë, teksa shton se mesazhi kësaj dite duhet të vijojë të përmbushet. Presidenti vlerëson studentët e dhjetorit, që bënë bashkë të gjitha grupet e shoqërisë, kundër komunizmit.
“Mesazhi i kësaj dite është amanet, është mision, është detyrim dhe përgjegjësi. Idealet e studentëve të dhjetorit 1990 duhet të na frymëzojnë gjithnjë për të punuar me përgjegjësi, me seriozitet dhe përkushtim, në mënyrë që të vazhdojmë pa ndalur rrugën tonë të integrimit euroatlantik. 8 dhjetori është ëndrra e një brezi shprehur në thirrjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, por mbetet edhe aspirata e një kombi për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.”
Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të urojë me vargjet e Migjenit, të poezisë ‘Thueja kangës rini’.
Ambasada e SHBA në Tiranë teksa bën një parantezë të lëvizjes Studentore, thekson se “Të rinjtë sot vazhdojnë të formësojnë të ardhmen e vendit dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah për krah me popullin shqiptar ndërsa ju hidhni hapin tjetër të rrugëtimit tuaj demokratik drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”.
Kreu I Partisë së Lirisë, ish-Presidenti Ilir Meta, duke risjellë në vëmendje dhjetorin e 90-ës, kërkon nga rinia angazhim për mbrojtjen e demokracisë.
“Sot kur pluralizmi politik, liria dhe demokracia janë nën agresionin e një regjimi të dhunshëm kleptokratik është koha për një angazhim historik të të rinjve dhe të rejave në mbrojtjen e Lirisë dhe Demokracisë.”
Ky 8 dhjetor shënon 32 vite nga nisja e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit, që solli rënien e regjimit komunist, nga i cili u vranë pa gjyq mijëra shqiptarë, e u internuan a burgosën mijëra të tjerë. Thirrja e të rinjve, për një Shqipëri si e gjithë Evropa, mbetet ende një mision i papërfunduar.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Mesazhet#8Dhjetori
Ещё видео!