Gjykata e Lezhës vendosi këtë të shtunë të lërë në burg Pertef Musabelliun, i arrestuar në lidhje me laboratorin që kryente falsifikimin e dokumenteve të shumta, përfshirë edhe pasaporta të disa shteteve europiane.
Ndërsa për 3 të ndaluarit e tjerë Arjan Refugjatin, Erigesji Moriganin dhe Henri Haxhirajn kërkoi vetëm detyrim paraqitje. Megjithatë do të jetë Gjykata e Tiranës ajo që do të shprehet në vijim për këtë çështje, pasi Gjykata e Lezhës shpalli moskompencën, me argumentin se fakti që akuzon të pandehurit ka ndodhur në kryeqytet.
Operacioni “Identiteti” u finalizua të enjten, me arrestimin në flagrancë të 4 shtetasve, mes te cileve Henri Haxhirajn, efektiv i gardes se republikes.Gjatë ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm, një agjent Policie ka arritur të infiltrohet në këtë grup, duke nxjerrë në 5 raste pasaporta të falsifikuara dhe dokumente të tjera.
Sipas dosjes hetimore kreu i grupit falsifikator është Pertef Musabelliu, i cili kishte të gjithë logjistikën e laboratorit për krijimin e dokumenteve false dhe siguronte pagesat dhe klientelën. Po ashtu Musabelliu, së bashku me punonjësin e Gardës së Republikës, shërbenin si koordinatorë dhe, kundrejt shumave monetare, arrinin të nxirrnin dokumente. Aktualisht policia ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e dy bashkëpunëtoreve të tjerë të këtij grupi kriminal, shtetasit Artur Terziu dhe Ilir Mata.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!