Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh këtë të premte se statuti i selisë blu do të zbatohet pikë për pikë. Ai theksoi se pas humbjes në zgjedhjet lokale kryetari kalon në votëbesim dhe e njëjta gjë do ndodhë edhe me zgjedhjet e vjedhura. Sipas Berishës, denoncimi i opozitës për vjedhjen e zgjedhjeve duhet të jetë kryefjala e të gjithë shoqërisë.
“Së fundmi, për të gjithë ata që mendojnë se denoncimi ndaj kontrollit dhe deformimit të vullnetit të qytetarëve në këto zgjedhje vjen si alibi për karrige dua t’u them të reflektojnë për një moment. Ky problem është i zgjidhur me statutin e Partisë Demokratike. Me statut, kryetari që humbet zgjedhjet lokale kalon në votëbesim dhe e njëjta gjë do ndodhë si me zgjedhjet e vjedhura ashtu dhe me zgjedhjet e lira, pa asnjë lloj dallimi. Pra unë nuk kam nevojë për asnjë lloj alibie, sepse statuti do zbatohet pikë për pikë njëlloj sikur zgjedhjet të ishin super të ndershme dhe të lira. E gjithë përpjekja ime për të sjellë para publikut kontrollin dhe deformimin e votës përmes blerjes, presionit, intimidimeve, shfrytëzimit të paligjshëm të parave publike bëhet si një detyrim ndaj demokracisë, interesit kombëtar dhe ndaj atyre qytetarëve që kanë votuar kundër sistemit, apo kanë pasur frikë të votojnë kundër tij. Ky denoncim duhet të jetë sot kryefjala e të gjithë shoqërisë, sepse një shoqëri që nuk zhvillon zgjedhje të lira, të ardhme nuk ka”, u shpreh Berisha.
Kryedemokrati shtoi më tej se: “Konstatoj me keqardhje, por jo i dekurajuar aspak se si makineria propagandidstike shtetërore mediatike ka penetruar në studiot e rrjeteve televizive të cilat nga mëngjesi në darkë përpiqen tu paraqesin shqiptarëve jo apo të venë në diskutim votëblerjen, përjashtimin e konfimuar zyrtarisht të 180 mijë votuesve, të venë në diskutim ndërhyrjen e krimit, por në këtë mënyrë këta duhet të kërkojnë të vënë në narkozë shoqërinë dhe të legjitimojnë aktin makabër të një njeriu që publikisht para shqiptarëve dhe botës, e deklaroi Kodin Zgjedhor kinezëri. Përbuzeni këtë propagandë të shpifur kundra jush, kundër interesit të secilit prej jush”.
Berisha u shpreh se analiza e PD-së do të shtohet në të gjitha nivelet, por të gjitha energjitë e PD-së janë përqendruar në mbrojtjen e votës.
“Çdo natë, siç dëgjoni ju, fajin e ka opozita. Analiza e PD-së në të gjitha nivelet, për të gjithë problematikën, për të gjitha përgjegjësitë, do bëhet më transparente dhe më e fortë se asnjëherë tjetër, me qëllim përsosjen e punës për një reformim të mëtejshëm të kësaj force politike. Çdo demokrat duhet ta dijë se kjo është detyrimi ynë madhor para çdo zgjedhësi shqiptar. Por për kohën që ne mbrojmë votën, të gjitha energjitë tona janë të përqendruara në mbrojtjen e votës. Dhe ky nuk është një proces i lehtë. Duhet ta dini se ka njerëz që për një provë, luajnë me kokën e tyre. Ky është një regjim bande, është një narkoshtet që nuk respekton asnjë rregull”, u shpreh Berisha./tvklan.al
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!