Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
“I kërkoj ndjesë familjarëve dhe mamasë së viktimës” është shprehur i penduari i drejtësisë Ervis Bardhi, për vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqirit më 15 gusht të vitit 2012.
Përpara gjykatës së posaçme dhe përballë të akuzuarit si organizator, Ardjan Capja, ai zbardhi dinamikën e krimit, që nga takimi i parë me viktimën e deri në ekzekutimin e tij dhe të të atit.
Ervis Bardhi dëshmoi se Çapja i premtoi atij dhe Olsi Lekut, 50 mijë euro në këmbim të “kokës” së Gentian Beqirit.
Po kthehesha me Olsin për në Elbasan, kur kemi takuar në rrugë Ardian dhe Florenc Çapjan. Gjatë debateve Ardiani ka thënë që ata do na ndihmonin me para dhe na kanë dhënë 50 mijë euro, por në këmbim duhet të vrisnim një person. Ardiani më ka thënë që përse takohesh me Gentian Beqirin? I kam thënë që e kam njohur në burg. Më pas gjatë debatit, Ardiani më është drejtuar me fjalët vrasjen do ta bësh ti. U tremba se në makinë ishte dhe një person tjetër që nuk e njihja."
Bashkëpunëtori i Drejtësisë rrëfeu se dy ditë përpara ngjarjes bashkë me Olsi Lekun shkuan për të pirë kafe në shtëpinë e Gentian Beqirit. Ndërsa ditën e krimit së bashkë me shokun e tij, Bardhi tregoi se ishin të veshur me kapuç, paruke kaçurrela bjonde e syze dhe të dy ishin nën efektin e drogës dhe alkoolit. Menjëherë pasi hynë në shtëpi, Ervis Bardhi pranoi vrasjen me armë të Gentianit, ndërsa babain e tij e mbyti me jastëk Olsi Leku.
Por gjatë kësaj dëshmie, Ardjan Çapja reagoi nga kafazi i paraburgimit duke shprehur se Ervis Bardhi po gënjente.
Aktualisht të arrestuar për këtë ngjarje janë Ardjan Çapja, Klajdi Dokolli, Etjen Cani dhe Ervis Bardhi. Florenc Çapjas, i ndodhur në Dubai iu mohua ekstradimi për mungesë provash dhe një marrëveshje ekstradimi mes shtetit tonë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa Olsi Leku është arrestuar në shtetin fqinj, Greqi.
Ещё видео!