Përpara korçarëve ku vijoi fushatën elektorale, Lulzim Basha, u zotua se pas 25 Prillit qeveria e tij do të përmbyllë procesin e legalizimit, duke akuzuar kryeministrin Rama se pas tete vitesh dështimi po kërkon të blejë votën e shqiptarëve.
“Sot nga Korça dua dhe një herë të garantoj të gjithë banorët, të gjithë ata që për 8 vite me radhë u gënjyen nga premtimi për legalizimet falas dhe e dëgjuan planin e Edi Ramës për t’ju marrë votën, për t’ju mashtruar, për të mos ju legalizuar, për t’jua prishur pa dëmshpërblim 100 mijë shtëpi shqiptarësh, jetën, djersën, gjakun tuaj dhe të afërmve tuaj në emigracion, ky ka qenë dhe është Edi Rama i vërtetë. Kjo e keqe, ky dështim tani troketë për herë të tretë në portat e shqiptarëve. Shqiptarët ja kanë mbyllur dyert.”
Qytetarët i ftoi të dalin masivisht në votimet e së dielës, duke e cilësuar 25 Prillin fitoren më të madhe në historinë e vendit.
“Masivisht, ditën e diel, çdo i ri dhe e re korçare. Të dielën votoni numrin 9. Bashkë për ndryshim! Korça fiton! Shqipëria fiton!”
Ndërsa banorëve të Blinishtit, Basha u tha se vota për Partinë Demokratike dhe Aleancën për Ndryshim do të thotë 100 milionë euro subvencione direkte çdo vit për fermerët.
“Dhe po kështu, investimet në infrastrukturë, do të bëjmë të mundur që kjo zonë e njohur dhe për të cilën jemi krenarë për prodhimet e saj, jo vetëm të dominojë tregjet tona por të eksportojë”.
Edhe në Berat, Basha ftoi shqiptarët që në 25 prill të votojnë për ndryshimin, duke i besuar atij çuarjen përpara të aspiratës europiane të vendit.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!