Lajme Arkiva 2005
Fluksit të madhe të pritjeve të emigrantëve shqiptarë në Doganën e Kapshticës që kërkojnë të hyjnë në Greqi u shtohet dhe kthimi i emigrantëve që janë futur në Shqipëri përpara datës së lejuar nga Ministria e Brendshme greke 15 dhjetor. Burime nga Dogana e Kapshticës bëjnë të ditur se prej fillimit të kthimit të emigrantëve nuk janë lejuar të hyjnë në tokën greke rreth 120 persona të cilët thonë se kanë rënë pre e një mashtrimi që ka bërë policia greke, ndërkohë që ankohen se dhe policia shqiptare nuk i ka sqaruar.
“Pasaportat i kemi në rregull dhe nuk na lë policia se duan ndonjë kafe këta, duan ndonjë lek në dorë. Pse të rrimë gjithë ditën ne këtu kur i kemi dokumentet në rregull? Vetëm me të njohur fusin këtu. Nuk është hera e parë që na i kanë grisur dhe një tjetri ia kishin vendosur me kryq pasaportën dhe i kishin thënë ‘shko merr vizë!’, kishte marrë vizën dhe i kishin vendosur kryq.”
“Duhet të shkosh të rrish një javë në Trianë që të mbash radhën për vizë pastaj.”
Mësohet se të kthyerit duhet të paraqiten në Ambasadën greke apo nëpër konsullata dhe duhet të mbushin një formular të cilin duhet ta shoqërojnë edhe me një vërtetim të Prokurisë së rrethit prej nga vijnë ku të theksohet se ata nuk kërkohën nga drejtësia shqiptare. Vetëm një ditë më parë është shënuar dhe fluksi më i madh i emigrantëve të cilët kanë pritur me orë të tëra për të kaluar në shtetin grek. Burime të Policisë së Kapshticës bëjnë të ditur se kanë kaluar në shtetin fqinj mbi 4000 emigrantë dhe 600 automjete. E njëjta pamje është paraqitur dhe të hënën ku emigrantët janë detyruar të presin deri në 4 orë. /tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!