Mes liderëve perëndimorë ishte radha e Olaf Sholc këtë të hënë për të ndërmjetësuar shmangien e sulmit ushtarak rus në Ukrainë. Kancelari Gjerman mbërriti në Kiev ku u takua me presidentin Ukrainas Volodimir Zelenski. Në një konferencë për shtyp pas takimit shefi i qeverisë së Berlinit tha se folën mbi sanksionet dhe rëndësinë e masave parandaluese duke shtuar se Gjermania dhe aleatët e saj perëndimorë ishin të përgatitur për dialog serioz me Rusinë mbi sigurinë evropiane. Ai tha me tej se Perëndimi ishte gati të vendoste sanksione të renda ndaj Moskës nëse cenohej integriteti territorial i Ukrainës. Ndërsa presidenti ukrainas tha se siguria e Ukrainës është siguria e gjithë Evropës.
Sholz do të udhëtojë të martën në Moskë për t’u takuar me presidentin rus. Nga ana tjetër Vladimir Putin bisedoi këtë të hënë me ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shojgu i cili tha se Moska ka përfunduar disa stërvitje ushtarake dhe të tjera pritet të përfundojnë së shpejti.
Edhe kryediplomati rus Sergei Lavrov dha shenja të çtensionimit të situatës duke i shprehur Presidentit Putin se ekziston një mundësi për zgjidhjen e krizës në rrugë diplomatike nëpërmjet dialogut. Ajo që ka acaruar Moskën është deklarata e fundit e ministrit të Jashtëm ukrainas se Kievi nuk heq dorë nga anëtarësimi në NATO. Së fundmi Gjermania ka dërguar në Lituani trupa dhe mjete ushtarake për të fuqizuar prezencën e NATO-s në vend.
Tv Klan
#scholz #gjermani #ukraine #rusi
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!