Zbardhet vrasja e Ramazan Matajt në Shkodër/ Arrestohen babë e bir, shoqërohen dhe dy të afërm
Një ngjarje e rëndë kriminale në fshatin Dragoç të Shkodrës ka marrë një kthesë të re, ndërsa Policia ka identifikuar dhe ndaluar disa persona të dyshuar për vrasjen e 33-vjeçarit Ramazan Mataj. Hetimet tregojnë se 29-vjeçari Arjon Hasaj është organizatori dhe ekzekutori kryesor i këtij krimi, ndërsa familjarë të tij, përfshirë babain dhe vëllain, dyshohen për përfshirje në ndihmën ndaj tij.
Sipas burimeve zyrtare, motivi kryesor i vrasjes lidhet me konflikte personale mes Arjon Hasajt dhe viktimës. Hetimet zbuluan se Hasaj e ka akuzuar Matajn për ndarjen e motrës së tij nga bashkëshorti, një situatë që dyshohet se ka ndezur konfliktin fatal. Për të realizuar vrasjen, Hasaj ka përdorur profile të rreme në rrjetet sociale për të vendosur një takim me viktimën dhe më pas e ka çuar në një zonë të izoluar ku ka ndodhur ekzekutimi.
Ещё видео!