Këtë të martë banorët e zonës së Laparakës janë ngritur në protestë kundër shembjes së banesave. Kjo protestë erdhi si pasojë e zgjatimit të Unazës së Re, gjë e cila rrezikon shembjen e 700 objekteve. Të paktën kështu paraqitet në projekt. Të shumtë kanë qenë banorët të cilët janë ngritur në protestë, duke bllokuar rrugën me koshat e plehrave dhe me automomjetet e tyre. Banorët janë shprehur se kanë mungesë informacioni në lidhje me projektin e Unazës së Madhe dhe se janë të shqetësuar për të ardhmen e tyre. Kjo në fakt është protesta e tyre e pestë. Banorët kanë pretenduar se ky projekt favorizon njerëz të pushtetshëm pranë qeverisë dhe njëkohësisht banesat që duhet të shemben janë përzgjedhur. Shpronësimi i banesave nuk është bërë ende dhe ata kanë kërkuar vlerësim më çmimin e tregut, ndërkohë që kanë bërë me dije më herët se protestat e tyre do të përshkallëzohen nëse nuk gjendet zgjidhje.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#UnazaRe#Proteste#TopChannel
Ещё видео!