Partia Demokratike do të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor për të verifikuar lidhjet e kryeministrit Edi Rama me ish-drejtorin e kundërzbulimit i FBI-së për Neë York Charles McGonigal i cili u arrestua si i dyshuar për lidhje me një oligark rus nën sanksione. Berisha tha se komisioni do të kërkojë ndihmën e SHBA për të zbuluar aferat korruptive mes Ramës dhe McGonigal.
“Për të zbërthyer të gjitha lidhjet mafioze të çdo lloji do të ngremë një Komision Hetimor Parlamentar. Do të vendosim lidhje me Kongresin e Shteteve të Bashkuara. Do të japim kontributin e madh për zbardhjen e kësaj afere që rri si re e zezë mbi qiellin e Shqipërisë.”
Berisha sqaroi dhe lidhjet që sipas tij, kreu i qeverisë ka me ish-drejtorin e kundërzbulimit i FBI-së për Neë York-un.
“Strumullar si persona në aferën si persona është Edi Rama, Agron Neza dhe Dorian Duçka. Juria e San Francisco-s urdhëron që të hetohet dhe të konfiskohet çdo provë materiale qeverisë së Shqipërisë dhe kryeministrit Edi Rama.”
Sipas kreut demokrat, kërkesa për komision hetimor vjen për shkak të mosbesimit që kjo parti ka ndaj organeve të drejtësisë.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!