Në një fjalim të mbajtur të enjten në Bruksel, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s paralajmëroi se presidenti rus Vladimir Putin dëshiron të "fshijë Ukrainën nga harta" dhe i bëri thirrje aleancës "të kalojë në një mentalitet të kohës së luftës dhe të rrisë prodhimin dhe shpenzimet në fushën e mbrojtjes". “Rusia po përgatitet për një konfrontim afatgjatë, me Ukrainën dhe me ne”, tha Mark Rutte, duke shtuar se evropianët duhet të përgatiten për mundësinë që Rusia të përdorë “ushtri dronësh” në kontinent. Putini, shtoi ai, "po përpiqet të godasë lirinë dhe mënyrën tonë të jetesës". "Ne nuk jemi gati për atë që do të na vijë pas katër deri në pesë vjet", tha ish-kryeministri holandez, i cili paralajmëroi se shtetet e NATO-s mund të kenë nevojë të shpenzojnë më shumë se 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto në fushën e mbrojtjes. NATO tani kërkon nga vendet e saj anëtare që të shpenzojnë 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto në mbrojtje. Gjatë Luftës së Ftohtë, tha Rutte, evropianët shpenzuan më shumë se 3 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen, një nivel që është kërkuar edhe nga Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për vendet anëtare të NATO-s. Vetëm 23 nga 32 anëtarët e NATO-s pritet të përmbushin objektivin prej 2 për qind këtë vit, sipas zyrtarëve të aleancës. Udhëheqësi i NATO-s u bëri thirrje gjithashtu qeverive të vendeve anëtare të aleancës që të rrisin buxhetet e tyre ushtarake, duke paralajmëruar se Rusia ndoshta do të shpenzojë deri në 7% ose 8% të prodhimit të brendshëm brute për mbrojtjen vitin e ardhshëm. Rusia është tashmë e angazhuar në një "fushatë të koordinuar për të destabilizuar shoqëritë tona", paralajmëroi Rutte, duke përmendur "veprimet armiqësore" të fundit që Moska ka ndërmarrë kundër anëtarëve të NATO-s, duke përfshirë sulmet kibernetike dhe tentativat për vrasje. "Rreziku po lëviz drejt nesh me shpejtësi të madhe", paralajmëroi zoti Rutte. "Ne nuk do të jemi të sigurt në të ardhmen nëse nuk jemi të përgatitur të përballemi me këtë rrezik."
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Dronet#Putin
Ещё видео!