Ndonëse Britania e madhe ndodhet jashtë Bashkimit Europian, sërish është një nga vendet që synohet më së shumti nga shqiptarët. Këtë vit, numri i shqiptarëve që kanë udhëtuar në mënyrë ilegale drejt Britanisë dhe që janë regjistruar për azil, është 4729, duke lënë mbrapa vende si Afganistani, Irani, Iraku apo Siria.
Të dhënat zyrtare të Autoriteteve Britanike të periudhës janar-qershor 2022, tregojnë se nga totali i emigrantëve shqiptarë, 2165 persona kishin hyrë në vend me gomone (varka të vogla) duke u renditur të parët.
“Numri i shqiptarëve që vijnë me varka të vogla është rritur ndjeshëm gjatë tremujorit të fundit prill – qershor 2022. Përpara kësaj periudhe, shqiptarët zakonisht nuk përdornin varka të vogla. Ka pasur 2,165 mbërritje midis janarit dhe qershorit 2022, krahasuar me vetëm 23 të zbuluara në të njëjtën periudhë të një viti më parë (janar deri në qershor 2021)”, thuhet në raportin e Ministrisë së Mbrojtjes së Britanisë.
Emigrantët që hyjnë në Britaninë e Madhe me gomone regjistrohen menjëherë si azilkërkues për shkak se kanë rrezikuar seriozisht jetën duke udhëtuar në këtë mënyrë.
Sipas po të njëjtit raport, thuhet se numri i azilkërkuesve shqiptarë në Britaninë e Madhe që nga viti 2011 ka arritur në mbi 30 mijë persona. Por numri real i emigrantëve shqiptarë në Britani është më e i madh pasi deri më 2021 ata janë futur në rrugë tokësore me kamion dhe shumica nuk kanë kërkuar azil për shkak të shanseve të ulëta për ta përfituar atë dhe frikës se nëse deklaroheshin do të depërtoheshin.
Nga ana tjetër, të dhënat e Eurostat tregojnë se numri I azilkërkuesve shqiptarë për vitin 2022 është dyfishuar krahasuar me vitin paraardhës. Udhëtimi I rrezikshëm me gomone nga shqiptarët, ka patur një rritje dramatike, nga 16 persona në 2018, në 2165 në 6 mujorin e parë të vitit 2022.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#UK#Azil#TopChannel
Ещё видео!