#rrezedielli #reportTV
Supë peshku
2 qepë
2 karrota
2 kunguj
5 patate të vogla
1 domate
1 degë selino
500 gr peshk
½ filxhan oriz
½ filxhan vaj
2 vezë
2 limona
Kripë, piper
Në një tenxhere me ujë të ngrohtë vendosim një kullesë dhe sipër peshqit e ndryshëm, i lemë të ziejnë në avull. Qepët i presim në katërsh, kungujt dhe selinonë në kubikë, karrotat dhe patatet e vogla i lëmë siç janë, ndërsa domaten e ndajmë në 4 pjesë. I vendosim perimet të ziejnë për 15 minuta me pak vaj ulliri dhe oriz.
Largojmë peshqit nga kullesa dhe lëngun e tyre e shtojmë tek perimet. Peshqit e mëdhenj i vendosim sipër, i lemë të ziejnë pak dhe më pas largojmë nga supa peshqit dhe një pjesë të perimeve. Pjesën tjetër së bashku me lëngun e kalojmë në blender. Në fund e presim supën me vezë dhe limon dhe e servirim të ngrohtë
Ещё видео!