Lajme Arkiva 2001
Guerrilet shqiptare të UÇK-së nuk do të qëllojnë përsa kohë forcat maqedonase nuk hapin zjarr. Kështu ka deklaruar të mërkurën në mbrëmje një komandant i UÇK-së i cili tha se guerrilët shqiptarë janë për dialog me Shkupin. Topi është në fushën e Maqedonisë, kështu ka thënë Komandanti Hoxha i pyetur në telefon nga Prishtina. Ne jemi për dialog dhe respektojmë armëpushimin drejtuar nga Shkupi, deri në orën 23:00, por ne nuk do të tërhiqemi asnjëherë përpara ultimatumit të lëshuar nga qeveria maqedonase që i dha 24 orë guerrilasve për t'u dorëzuar ose për t'u tërhequr nga vendi, shtoi ai.
Ne jemi për dialog, por nëse Shkupi rifillon sulmin, atëherë në do të përgjigjemi. Ndërkohë kanë kaluar vetëm pak orë nga studimi i ultimatumit që qeveria maqedonase kishte dhënë për guerrilet shqiptare dhe deri tani nuk ka patur asnjë zhvillim të ri të ngjarjeve në Maqedoni./tvklan.al
Gazetare: Fjodora Fjora
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!