[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Ekzekutohet për hakmarrje nje ish-efektiv i Lezhës. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e dy janarit në aksin Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Mabe, ku 44-vjeçari Dritan Lorenci u qellua për vdekje me arme zjarri. Në momentin e atentatit, Lorenci ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij tip “Lança” nga Shkodra në drejtim të Lezhës, ndërsa persona ende të paidentifikuar i kishin zene prite dhe e kane qëlluar me 5 plumba. 44-vjeçari ka ndërruar jetë menjëherë e per pasoje makina e tij ka dalë nga rruga e ka rene ne kanal. Viktima është zbuluar nga kalimtarët, të cilët kanë vënë re mjetin e aksidentuar dhe kanë njoftuar menjëherë policinë. Kjo e fundit ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar atentatin për shkak të shenjave të plumbave të cilët u gjeten në automjet dhe plagëve me armë zjarri në trupin e viktimës. Ngjarja dyshohet se ka të bëjë me një vrasje në vitin 2011, ku ish-polici Dritan Lorenci, ka qenë i përfshirë. Ai së bashku me një person tjetër vranë me armë zjarri Endri Bejtjan gjatë një çështje gjyqësore. Dritan Lorenci u përjashtua nga radhët e policisë pas vrasjes ku ai u përfshi, ku humbi jetën Endri Bejtja.Vrasja e atëhershme ndodhi në Gjykatën e Lezhës, gjatë një seance për zgjidhjen e një konflikti pronash. Për këtë krim, prokuroria kërkoi që Lorenci të dënohej me 18 vite burg, kurse bashkëpunëtori i tij, të dënohej me 15 vite. Por, në vitin 2013 Gjykata e Laçit i shpalli të dy të pafajshëm per mungese provash. Policia po heton ne kete piste, ndërsa ka shoqëruar 15 persona per t’i marre ne pyetje, por deri tani nuk ka asnje te dhënë per identitetin e ekzekutoreve te ish-policit.
Ещё видео!