Burrë e grua janë goditur me karrige nga vëzhguesi i PD-së në fshatin Vashtmi në Korçë, pasi shrtynë fillimisht nënën e moshuar të burrit.
Burimet bëjnë me dije se vëzhguesi i PD-së i identifikuar si Drini Qylalli ka goditur me karrige dy simpatizantët e PS-së, burrë e grua.
Personat e lënduar janë identifikuar si Ardian Avdolli dhe bashkëshortja e tij. Duke folur për incidentin, Ardian Avdolli deklaroi se autorët e ngjarjes janë dy djemtë e kryeplakut.
“Aty në qendër votimi. Ata më goditë. Arsyeja për nënën. Do votonte nëna dhe nuk e lejuan. Ajo është e sëmurë. E shtynë nënën. Ato që më goditën janë dy vëllezër. Më goditën me karrige”, u shpreh Avdolli.
#faxweb #faxnews #zgjohu
Follow Fax News Albania
Subscribe To Fax News on YouTube Channel HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: [ Ссылка ]
Like Fax News on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Fax News on Instagram Here: [ Ссылка ]
Për më shumë na ndiqni në: www.faxweb.al
Ещё видео!