[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Drejtori i CIA John Brennan ka zhvilluar sot një vizitë në vendin tonë, vizitë e cila është zhvilluar pa ndonjë njoftim paraprak. Sipas ambasadës amerikane në Tiranë, kreu i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikan është takuar me krerët e lartë të shtetit, si me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Bujar Nishani dhe ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli.Në qendër të diskutimeve, sipas njoftimit, ka qenë siguria rajonale, bashkëpunimi kundër terrorizmit, shkëmbimi i informacionit, etj.Njoftimi i plotë i ambasadës: Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) John Brennan vizitoi Shqipërinë për t’u takuar me drejtues të ndryshëm dhe për të diskutuar një gamë çështjesh përfshi sigurinë rajonale, bashkëpunimin kundër terrorizmit, shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës, si dhe çështje të tjera dypalëshe. Gjatë vizitës së tij, Drejtori Brennan u takua me Kryeministrin Rama, Presidentin Nishani, Ministren e Mbrojtjes Kodheli, dhe drejtues të komunitetit të inteligjencës.
Ещё видео!