#oranews #gjuetipaligjshme #paligjeshme #peshkimi #shkoder #liqenishkodres
Peshkimi i paligjshëm vlerësohet se i ka shkaktuar dëme të mëdha Liqenit të Shkodrës, ku këtë të premte nisi një aksion për largimin e pinarëve dhe rrjetave të vendosura në mënyrë abuzive.
Nisi sot një operacion për largimin e rrjetave dhe pinarëve të vendosura pa leje! Prefektja e Shkodrës kërkoi që vëmendje e veçantë ti kushtohet ndalimit të peshkimit me inverter dhe gjeneratorë në liqen.
Nga pinarët tek inverterat e energjisë elektrike janë format që po përdoren për gjuetinë e peshkut në Liqenin e Shkodrës, ku vetëm 140 leje janë dhënë për këtë vit.
Masakra vijon prej vitesh dhe prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni nuk e fsheh se përgjegjësinë e institucioneve që kanë mbyllur sytë përballë abuzimeve.
“Paligjshmërisë duhet t’i themi stop. Ata që gjuajnë me inverter do të dënohen penalisht.”
Këtë të premte të gjithë u bënë bashkë dhe nisën një operacion për pastrimin e liqenit më të mëdha të Ballkanit nga paligjshmëria.
“Heqja e rrjetave dhe pinarëve është një aksion i vështirë.”
Përfaqësuesit e Inspektoriateve dhe organizatës së menaxhimit të peshkimit, që situata ju ka dalë jashtë kontrollit, premtuan se gjendja do të ndryshojë.
Por garancia se sa do të zgjasë e gjitha kjo, mungon prej të gjithëve.
“Japim garancinë se do të bëhet diçka në liqenin e Shkodrës. Situata është e mbartur prej vitesh.”
Peshkatarët e paligjshëm fajësohen për masakër në liqenin e Shkodrës, që ka sjellë sipas ekspertëve shfarosjen e rezervave të peshkut në 30 vitet e fundit.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!