Shtetet e Bashkuara kanë pasur "kontakt të drejtpërdrejtë" me rebelët fitimtarë të Sirisë, Hayat Tahrir al-Sham, apo HTS pavarësisht se e cilësojnë grupim terrorist. Një fakt të tillë e konfirmoi për gazetarët, sekretari i Shtetit Antony Blinken, teksa kërkonte unitet ndërkombëtar për një tranzicion paqësor. "Ne kemi qenë në kontakt me HTS dhe me palët e tjera," u tha Blinken gazetarëve në Jordani. Ai nuk dha detaje të mëtejshme, por tha se kontakti lidhej me kërkimin e Austin Tice (Ostin TAJS), gazetari amerikan u rrëmbyer në vitin 2012 para fillimit të luftës brutale civile në Siri. Pavarësisht këtij kontakti, Blinken tha se Shtetet e Bahskuara nuk ishin ende gati lehtësimin e sanksioneve ndaj Sirisë. Blinken ndodhej në Akaba të Jordanisë ku përbylli një turne rajonal së bashku me diplomatë të lartë arabë dhe evropianë, si dhe Turqinë, mbështetësi kryesor i grupeve rebele në Siri. Në një deklaratë të përbashkët, pjesëmarrësit bënë thirrje për një tranzicion të udhëhequr nga Siria për të "prodhuar një qeveri gjithëpërfshirëse të formuar përmes një procesi transparent". Deklarata theksoi gjithashtu "respektimin e të drejtave të njeriut", rëndësinë e luftimit të "terrorizmit dhe ekstremizmit" dhe kërkoi nga "të gjitha palët" të ndërpresin armiqësitë në Siri."Siria më në fund ka mundësinë t'i japë fund izolimit të dekadave," tha grupi. Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë e tjera perëndimore e klasifikojnë HTS si një grup terrorist për shkak të rrënjëve të saj në degën e Al-Kaedës në Siri. Që nga marrja e pushtetit fundjavën e kaluar, udhëheqësi rebel Abu Mohammed al-Jolani ka folur në terma pajtues për arritjen e paqes me spektrin e gjerë të shoqërisë siriane, por edhe më gjërë. Megjithatë pak presin që shba të veprojë shpejtë për ta hequr HTS nga grupet terroriste, aq më tepër në kushtet e një tranzicioni politik, ku pushteti do t’I kalojë Donald Trump.Sakaq, këtë të shtunë, Turqia rihapo ambasasën e saj në Damask, pas një periudhe 12-vjeçare për shkak të luftës civile në Siri.Ky hap vjen gati një javë pas rënies së regjimit të Bashar al-Assad.
Pamjet: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#SHBA#Siri#TopChannelNews
Ещё видео!