Nga Maksi Rama
Vendimi i qeverisë për mbajtjen me detyrim të maskave në çdo ambient, ka sjellë rritje të kërkesës së qytetarëve për blerjen e tyre.
“ABC News” ishte në një farmaci të kryeqytetit për të parë edhe çmimin, i cili nis nga 20 lekë për një maskë.
“Jo vetëm tani që u mor ky vendim, por gjatë gjithë kësaj periudhe interesi për maskat ka qenë i lartë. Qytetarët janë të interesuar për të marrë maska. Variacioni i çmimit është stabël, nuk kemi pasur luhatje të çmimeve. Kanë qenë nja variabël ekonomike, kanë variuar nga 20 në 50 lekë të reja”, shprehet farmacistja.
Farmacitë ofrojnë disa lloje maskash, por ato që preferohen më shumë, janë ato kirurgjikale.
“Këto janë ato që janë më frekuente. Deri në ditën e sotme kemi disponuar një numër shumë të madh të maskave. Nuk e di se sa do të variojë kjo disponueshmëri, por për momentin kemi përmbushur të gjitha kërkesat dhe nevojat”, u shpreh ajo.
Që prej nisjes së pandemisë, për disa qytetarë përdorimi i maskës është kthyer në një lloj rutine kudo, kryesisht për moshën e tretë që e shohin si vendim të drejtë, ndryshe nga të rinjtë që janë më neglizhente.
“Është e nevojshme, maskat duhet t’i përdorim. Tregojmë kulturën tonë. Duke mbrojtur veten ju kemi mbrojtur edhe ju”, u shpreh një pensioniste.
Megjithatë ka dhe qytetarë që e shohin si politik, vendimin e qeverisë për përdorimin e maskës edhe në ambiente të hapura.
“Atë e di Rama. Ka nevojë për lekë që të shesë maskat. Nuk ka nevojë për diktaturë, t’i mbron veten më mbron edhe mua. Është kulturë e njeriut”, u shpreh një tjetër qytetar.
Prej së enjtes të gjithë shqiptaret janë të detyruar të zbatojnë protokollin e përcaktuar nga autoritetet e shëndetësisë, në të kundërt ndëshkohen me gjobë.
/abcnews.al/
Per informacionet me te fundit klikoni:
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Subscribe kanalin tone ne: youtube:[ Ссылка ]
#abcnews #abcnewsalbania
Ещё видео!