Shqiptarët bashkë me ta dhe qytetarët e 60 shteteve të ndryshme, nuk do të presin më në radhë në kontrollin manual të pasportave në stacionet policore nëpër aeroporte dhe jo vetëm. Vendimi është marrë nga Komisioni Evropian, sipas të cilit thuhet se nga 10 nëntori në shtetet e zonës Shengen do hyjë në fuqi kontrolli elektronik i pasaportave për hyrje-daljet e pasagjerëve që nuk janë shtetas të Bashkimit Evropian.
Sistemi i hyrjes/daljes (EES) do të jetë një sistem i automatizuar për regjistrimin e udhëtarëve nga vendet e treta, sa herë që kalojnë një kufi të jashtëm të BE-së. Sipas këtij sistemi, çdo qytetari do të regjistrohen të dhënat si emri, lloji I dokumentit të udhëtimit, të dhënat biometrike, përfshi edhe shenjat e gishtave.
“Ne po ndërtojmë një sistem të ri mbi ndërveprimin me bazat e të dhënave që mund të komunikojnë mes vete. Kjo do të thotë se ne do të mirëpresim miliona vizitorë në Evropë në një mënyrë më të lehtë, dhe më të qetë. Kështu, për shembull, me sistemin e daljeve hyrëse nuk do të kemi më kontroll manual të pasaportave. Dhe kjo do të shpejtojë edhe radhët dhe kontrollet elektronike” , është shprehur Anita Hipper, zëdhënëse e KE-së.
I krijuar që në nëntor të vitit 2017, ky system pritet të hyjë në zbatim në 10 nëntor, teksa ajo që e ndihmon realizimin e këtij hapi është pasaporta biomtrike.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Kontrolli#Pasaportat
Ещё видео!