Është zbardhur ekspertiza paraprake e zjarrit që përfshiu pallatin 10 katësh në rrugën ‘Sali Butka’, në zonën e njohur si ish-Parku i Autobusëve në Tiranë. Dyshohet se shkak i shpërthimit të zjarrit është bërë kondicioneri.
Katër apartamente u shkrumbuan totalisht, dhe 12 të tjerë patën djegie të pjesshme. Flakët shkrumbuan totalisht dublexin në katin e fundit të pallatit, nga ku dyshohet se nisi gjithçka dhe depërtoi përmes fasadës së jashtme deri në katin e parë.
Grupi hetimor u rikthye mëngjesin e kësaj të premteje për të gjetur shkakun e zjarrit. Ata po vijojnë verifikimit, ndërsa burime pranë zjarrfikëses së Tiranës deklaruan se vatra fillestare në katin e dhjetë mund të jetë shkaktuar nga ndonjë pajisje elektroshtëpiake që ka sjell zjarrin.
Forcat zjarrfikëse të Tiranës, të ndihmuara nga ato të Kamzës dhe Vorës, luftuan me flakët për rreth 4 orë pasditen e së enjtes, 14 shtator. Ndërhyrja ishte tejet e vështirë për shkak të vatrës së zjarrit në katin më të lartë të pallatit.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Zjarr#Tirane
Ещё видео!