Bilancet financiare të dorëzuar nga kompani Sani Service, që zotëron koncesionin e sterilizimit tregojnë se përgjatë vitit të kaluar ajo ka siguruar të ardhura në vlerë gati 14 milionë euro në total.
Nga këto, 9 milionë euro janë të ardhura të siguruara nga drejtoria rajonale e fondit të sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor të Tiranës, ndërsa pjesa tjetër nga 11 drejtoritë e tjera rajonale.
Në bilancet e saj, kompania deklaron gati 12 milionë euro shpenzime dhe rreth 2 milionë euro fitime pas tatimeve.
Koncesioni po hetohet nga SPAK, që ka marrë tetë masa sigurie, dy prej të cilave arrest me burg. Në burg u la me vendim të gjykatës së posaçme biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ish-zëvendës ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj.
Koncesioni i sterilizimit është padia e parë e dorëzuar në SPAK në dyshimet e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Deri para dhënies me koncesion, sterilizimi i mjeteve spitalore kryhej nga vetë shteti.
Kalimi i këtij shërbimi te private rriti koston e tij, sipas padisë së bërë në SPAK, me mbi 10 herë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Sterilizim#Koncesion
Ещё видео!