[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Gjykata e Tiranës ka vendosur masën arrest me burg për 5 grabitësit e vilave luksoze në Tiranë. Togat e zeza kanë pranuar kërkesën e Prokurorisë për të mbyllur në qeli Dorjan Lamanin i njohur ndryshe me mbiemrin Qirjazi, Dajvid Dostin, Klodian Çypin, Halil Topallin dhe Redian Begajn.Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin grabisin me dhunë banesat dhe vilat luksoze të Tiranës pasi studionin lëvizjet e pronarëve. Sipas burimeve te arrestuarit ishin përgatitur gjithashtu për të grabitur banesën e një zyrtari të lartë.Dosja e hetimit tregon se grupi kriminal u zbulua pas alarmit të dhënë në Policinë e Tiranës më datë 12 prill ku u grabit një pikë e këmbimit valutor në Yzberisht nën kërcënimin e armëve të zjarrit. Më herët, 5 autorët kishin vjedhur edhe një banesë luksoze në afërsi në Saukut. Grabitësit koordinoheshin mes tyre për vjedhjen e vilave përmes google maps, ku Dorjan Lamani u tregonte saktësisht vendin e banesave të shënjestruara.Dajvid Dosti u arrestua pas vjedhjes së banesës sapo kishte hipur në një taksi për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Më pas policia ka arrestuar edhe anëtarët e tjerë të grupit.
Ещё видео!