Menjëherë pas ndeshjes me Italinë, u përfol për probleme midis De Biasit dhe mesfushorit Taulant Xhaka, por trajneri mohoi gjithçka dje në një konferencë për shtyp. Kur mendohej se ujërat po qetësoheshin dhe Xhaka me Abrashin do të vijonin të ishin lojtarë të Kombëtares, duket se rrjedha ka marrë për keq.
"Jam plotësisht i zhgënjyer, kur trajneri De Biazi thotë se ika në Bazel, sepse kisha probleme. Mënyrën dhe sjelljen e tij nuk e konceptoj dot! Mua më dhimbset Shqipëriadhe populli im, kurse trajnerit i dhimbsen lekët”!
Pasi mesfushori i Kombëtares tregoi arsyet e tij që nuk është i kënaqur me trajnerin, ka ardhur reagimi edhe nga ky i fundit. Ka qenë e përditshmja zvicerane ‘Blick’ që ka intervistuar De Biasin rreth çështjes Xhaka. Sipas De Biasit, Xhaka nuk është Maradona dhe Pele dhe në Shqipëri të gjithë janë të barabartë.
“Pasi nuk ka luajtur ndaj Italisë, Xhaka më ka dërguar një mesazh ku më thoshte se po kthehej në Basel për t'u stërvitur atje. I thashë në rregull, pasi ai nuk është shenjtor, as Maradona dhe Pele”.
Në fund, trajneri italian ka folur edhe për Amir Abrashin, duke thënë se me të nuk ka asnjë problem.
------------------------------------------
IN Tv Albania
Follow us:
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Offcial website:
[ Ссылка ]
Ещё видео!