Vladimir Putin ka ngritur në qiell lidhjet mes forcave të armatosura kineze dhe ruse ndërsa ministri kinez i mbrojtjes i tha liderit të Kremlinit se Pekini do të donte të forconte akoma më tej komunikimet strategjike mes dy ushtrive. Kina është bërë mbështetësja më e madhe e rusisë që pas pushtimit të ukrainës vitin e kaluar, dhe udhëtimi i ministrit li Shangfu në Moskë, të dielën, i pari i një ministri kinez të mbrojtjes që nga fillimi i luftës, nënvizoi ngrohtësinë e marrëdhënieve politike mes moskës dhe pekinit, pas vizitës së presidentit kinez Xi Jinping në kryeqytetin rus, muajin e kaluar. Pamjet e takimit, tregonin Putinin që shtrëngonte duart me ministrin kinez dhe më pas uleshin në një tryezë. I pranishëm ishte edhe ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu. “Ne po punojmë në mënyrë aktive përmes departamenteve tona ushtarake për shkëmbim të rregullt të informacioneve të dobishme, punojmë bashkë në fushën e operacioneve ushtarako-teknike dhe mbajmë stërvitje të përbashkëta”, tha Putin në komentet hapëse. Stërvitjet, sipas tij, janë mbajtur në lindjen e largët por edhe në evropë dhe kanë përfshirë forca tokësore, detare dhe ajrëore. “Padyshim, kjo është një fushë tjetër e rëndësishme që forcon besimin ekstrem mes nesh dhe natyrën strategjike të marrëdhënieve tona”, tha presidenti rus. Rusia dhe Kina, që kanë shpallur një partnership pa limite, po ecin përpara drejt forcimit të lidhjeve ekonomike, politike dhe ushtarake që kur Moska dërgoi dhjetëra e mijëra trupa në ukrainë, në shkurt 2022. Kina ka refuzuar të kritikojë veprimet ushtarake ruse në Ukrainë dhe fajëson shba dhe NATO-n se kanë provokuar moskën. Ajo ka tentuar ta portretizojë veten si pjesë neutrale në konfliktin në Ukrainë, por Uashingtoni ka akuzuar pekinin se po mendon të eksportojë armë në Rusi, pretendim ky që është mohuar nga Pekini.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Rusia#Kina
Ещё видео!