Arkiva Lajme - Tv Klan 1999
Aleanca ka kryer mbrëm rreth 639 fluturime mbi territorin e Jugosllavisë, nga të cilat 218 ishin fluturime bombarduese. Kryesisht mbrëm janë goditur infrastrukturat në Novi Sad, është goditur sërisht televizioni i Beogradit dhe disa termocentrale të këtij kryeqyteti.
Aleanca ka deklaruar se para takimit Çernomërdi – Millosheviç nuk ka goditur asnjë termocentral të energjisë elektrike. Megjithatë lagjje të tëra të kryeqytetit serb janë të zhytura në errësirë. Mbrëm është goditur gjithashtu dhe qyteti i Prishtinës.
Një tjetër goditje e Natos ka qenë edhe ndaj marinës luftarake Jugosllave në Malin e Zi. 10 predhat e Aleancës ranë në pozicionet e kësaj marine duke i shkaktuar asaj dëme serioze./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori
Ещё видео!