#BE #keshilli #gjyqesor
Mickoski: Institucionet të paafta, vijnë ekspertë nga jashtë!
Me misionin vlerësues të BE-së për punën e Këshillit Gjyqësor, sipas kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit, Qeveria ka pranuar se është e paaftë, duke parashtruar pyetjen se përse paguhen institucionet, kur nga jashtë duhet të vijnë ekspertët, njofton KlanM.
Sipas Mickoskit, zgjedhjet e shpejta janë rrugëdalje e vetme për të reformuar institucionet dhe për të larguar nga pushteti LSDM-në dhe BDI-në.
“Tani do të sjellim misione vlerësuese, ekspertë nga jashtë, ata do ta bëjnë reformën, do t`i përfundojnë projektet? Për cka është Kryeministri. Nuk e di se cfarë ndodh, nuk e di me Merkon, përshëndet ekspertët nga jashtë. Për cka I paguajmë institucionet dhe kush duhet t`i menaxhojë institucionet. Duhet të vijnë nga jashtë për të na thënë se sa institucione nuk bëjnë”, tha Hristijan Mickoski.
Lajmin se BE-ja do të dërgojë mision vlerësues në RMV për punën e Këshillit Gjyqësor, sic njofton KlanM, e bëri publike Euroambasadori, Dejvid Gir, gjatë një interviste për Tv Telma.
Paralajmërimi se do të dërgohet misioni vlerësues ishte mirëpritur nga të gjitha institucionet e vendit.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, siç njofton KlanM, të enjten, tha se mbështet idenë e BE-së për dërgimin e misionit vlerësues për punën e Këshillit Gjyqësor. Sipas tij, nuk është hera e parë që një mision i këtillë vjen në vendin tonë.
Ngjarjet në Këshillin Gjyqësor nisën më 26 Prill kur në mënyrë kontestuese ishte shkarkuar Kryetarja Vesna Dameva, e cila ishte akuzuar se kishte fshehur letrën me kritika të Ambasadores amerikane, Anxhela Ageler, që ia kishte dërguar Këshillit Gjyqësor më 11 Prill. /KlanMacedonia
Follow Klan Macedonia on...
• FB: [ Ссылка ]
• IG: [ Ссылка ]
• YT: [ Ссылка ]
• WEB: [ Ссылка ]
© & ℗ Klan Macedonia & IN Media. All Rights Reserved
Ещё видео!