#rtvora
Mbështetësit e kryebashkiakut demokrat të Kavajës i zunë rrugën dhe nuk e lejuan prefekten e Tiranës që të futej në bashki për ti komunikuar Isa Sakes se duhet ti lironte zyrën socialistit Redjan Krali, fitues në zgjedhjet e 30 qershorit.
Tentativa u shoqërua me tensione, ndaj prefektja urdhëroi tërheqjen për të shmangur një përplasje mes qytetarëve.
Prefektja: "Në mënyrën më absolute nuk kanë pse të bëjnë këtë. Ne nuk ndeshemi me qytetarët. Po themi thjesht që kemi bërë këtë procedurë ligjore, ky kryetar është konstituuar, është në bazë të ligjit."
Situatës kryebashkiaku i ri i qëndroi larg, i ulur në një bar me të deleguarit e PS, ndërsa më herët paralajmëroi se do të futet në zyrë nga dera kryesore.
Redjan Krali: "Do përfaqësoj popullin, verdiktin e popullit që më ka votuar. Nga ky moment jam kryetari i bashkisë së Kavajës."
Demokratët e kishin bërë të qartë që në mëngjes se nuk do ta lëshonin Bashkinë e Kavajës ashtu si më parë bënë edhe me atë të Devollit.
Isa Sakja në derë të bashkisë deklaroi se nuk mund ti lërë vendin një të zgjedhuri me 5 % të votave.
Isa Sakja: "Sot do të jem në zyrë, është ditë e zakonshme pune. Më 30 qershor nuk ka pasur zgjedhje. Kemi një dekret të presidentit të Republikës në fuqi dhe absolutisht është e pamundur që populli i Kavajës, jo vetëm demokratët e Kavajës të tolerojnë qeverinë që të emërojë në krye të bashkive të djathta dhe të majta të emëruarit e tyre të pazgjedhur. Dua t'iu bëj me dije se Kavaja kanë votuar vetëm 5% e votuesve. Dhe nuk e kuptoj dot sesi një qytet mund të qeveriset nga 5%."
Me barrikadën e mbështetësve të opozitës të cilët me thirrjet "poshtë diktatura" thonin se po mbronin demokracinë, këshilli i Bashkiak i Kavajës u konstituua pranë nën prefekturës ku u betua edhe kryetari socialist i 30 qershorit.
Këshillat Bashkiakë që do konstituohen sot:
-Në orën 10:00 do të konstituohet i Këshillit Bashkiak Tepelenë.
-Në orën 12:00 do të konstituohet Këshilli Bashkiak Memaliaj
-Në orën 18:00 do të konstituohet Këshilli Bashkiak Libohovë. Të pranishëm do të jenë edhe deputetët e qarkut Bledi Çuçi, Mirela Kumbaro dhe Artemis Malo.
Në Tepelenë vijon punën për mandatin e tretë Tërmet Peçi, në Libohovë për mandatin e dytë Luiza Mandi, ndërsa në Memaliaj kryetari i ri Gjolek Guci.
Çfarë ndodhi dje në Devoll?
Ndërkohë mbërritja e kryebashkiakut socialist në Bashkinë e Devollit mëngjesin e së hënës (29 korrik), Eduard Duro, që doli nga zgjedhjet e 30 qershorit u prit me protesta nga PD.
Eduard Duro, mbërriti në bashki rreth orës 06:30 minuta dhe me kërkesë të tij, forca të shumta policie përfshirë edhe FNSH blinduan ndërtesën.
Rreth një orë më vonë, para bashkisë mbërriti demokrati Bledjon Nallbati i shoqëruar nga qytetarë.
Njëri me policinë në krah e tjetri me mbështetësit, që të dy pretendojnë se kanë të drejtë për Zyrën e Kryebashkiakut të Devollit.
Demokrati Nallbati flet për uzurpim të zyrës të bashkisë, ndërsa socialisti Duro, pret që punonjësit e Bashkisë të rikthehen në detyrë dhe të distancohen nga veprimet e ish drejtuesit.
Për më shumë lexoni në:
[ Ссылка ]
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Follow Ora News on Google+ HERE [ Ссылка ]
Ещё видео!