Lushnje-Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i dy aksidenteve të ndryshme të ndodhura rreth mesnatës në Lushnje.
Aksidenti i parë ndodhi në bay-passin e Lushnjes dhe i dyti në fshatin Zhamë në aksin Lushnje-Rrogozhinë.
Rreth orës 23:00 në bay-passin e Lushnjes, automjeti përplasi për vdekje një kalimtar dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Viktima, shtetasi Nuredin Beqiri 50 vjeç, banues në Saravë të Lushnjes, i cili u përplas teksa kalonte trafikndarësin e autostradës.
Aksidenti i dytë ka ndodhur rreth mesnatës në afërsi të fshatit Zhame, ku mjeti me targa AA 899 BX ka përplasur një person që kalonte trafikndarësin dhe mendohet se është një endacak, i cili është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes me fraktura në pjesën e këmbëve.
Drejtuesi i mjetit deklaroi për uniformat blu në vendngjarje se nuk e ka parë të aksidentuarin, i cili në momentin e fundit është hedhur nga trafikndarësi.
I plagosuri është 50-vjeçari,Bajram Gorica, me origjinë nga Berati, por banues në Selitë. I aksidentuari ka pësuar vetëm thyerje të këmbëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Lushnjes po punon për të zbardhur ngjarjen ku mbeti i vdekur 50-vjeçari nga Lushnja, pasi automjeti që ka shkaktuar aksidentin, duke përfituar dhe nga ora e vonë dhe errësira, është larguar nga vendngjarja.
Për më shumë klikoni në [ Ссылка ]
Ещё видео!