Një shtetas egjiptjan i identifikuar si Mohamed Rageh, është vënë në pranga, me qëllim në aeroportin e Rinasit. Policia bën me dije se 50-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje me dashje, tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.
Rageh konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore nga autoritetet egjiptiane dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje me dashje, tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.
Në vitin 2019 në Giza Egjipt, Mohamed Rageh ka vrarë me armë zjarri një tjetër shtetas egjitpian, më pas ka marrë automjetin e viktimës dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Që prej atij momenti 50 vjeçari është shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ky operacion policor u zhvillua nga INTERPOL Tirana në bashkëpunim me INTERPOL Kajron. Ndërkohë po vijojnë procedurat për ekstradimin e 50 vjeçarit drejt Egjiptit.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Giza#Rinas#TopChannel
Ещё видео!