Dita e sotme pritet të jetë një ditë e ngjeshur për selinë blu. Kryedemokrati Lulzim Basha ka thirrur në një takim Kolegjin e Kryetarëve. Pritet që në këtë takim Basha të sqarojë vendimin e marrë, i cili sipas tij në fund do të ketë si synim reformën zgjedhore.
Gazetari Junxhin Mustafaraj raporton për abcnews.al se nga ky takim pritet të sqarohen arsyet e kësaj vendimmarrjeje sidomos atë të uljes në një tryezë më Damian Gjiknurin, të cilin demokratët e kanë denoncuar duke kërkuar edhe burg.
I pyetur në lidhje me vendimin për tu ulur në një tryezë e sqaroi se PD do ti qëndrojë kërkesës së saj për të çuar para drejtësisë Gjiknurin, por sipas tij tani e rëndësishmë është që të miratohet reforma zgjedhore./abcnews.al
Ещё видео!