Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Itali, pasi u kap me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike.
Sipas mediave lokale, shqiptarit iu gjetën mbi 40 kg kokainë e pastër, e cila nëse do hidhej në treg, do të kapte vlerën e 10 milionë eurove.
Policia ushtroi rastësisht një kontroll në automjetin me të cilin udhëtonte 30 vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, Brenda të cilit gjeti të fshehur një kg kokainë të pastër.
Për këtë arsye, hetuesit dyshuan se ai mund të ishte i përfshirë në dicka më të madhe dhe kështu morën një urdhër kontrolli për banesën e shqiptarit që ishte resident në Breshia.
Në banesën e shndërruar në një laborator dhe magazinë për lëndën narkotike, shtetasit shqiptar iu gjet dhe një sasi prej 39 kg kokainë, armë zjarri dhe municione, para cash etj.
Mësohet se I riu shqiptar ishte prej kohësh në vëzhgim nga Guardia di Finanza e Breshias. Tashmë hetuesit shpresojnë që shqiptari të flasë për të bërë të mundur zbërthimin e gjithë skemës kriminale dhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Itali#Shqiptari#TopChannel
Ещё видео!