#ShijeShtëpie në #TvKlan.
700 gr mish për biftek
60 ml verë e bardhë
Kripë dhe piper
Rigon
4 patate
1 qepë e kuqe
4 speca me ngjyra
1 degë rozmarinë
Presim mishin në feta të cilat i vijëzojmë pak në sipërfaqe me majën e thikës. I marinojmë fetat e biftekut me kripë, piper të zi, rigon, hudhër, vaj dhe i lëmë mënjanë.
Presim patatet në feta për së gjati (si portokalle), qepën në fije si për sallatë dhe specat në shkopinj i përziejmë mirë.
Në një tepsi shtrojmë letër pjekje dhe shpërndajmë fillimisht perimet, i spërkasim ato me vaj, kripë dhe piper e mbi perimet vendosim fetat e biftekëve në mas të tavës. Vendosim një degë rozmarinë e më pas vendosim tepsinë në furrë në temperarturën 200 gradë për 35-40 minuta.
Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ] #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
Ещё видео!