KORÇË - Një 19 vjeçar është vrarë me thikë mbrëmjen e sotme në Devoll të Korçës, pas një konflikti për motive të dobëta me një 20 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në fshatin Baban të rrethit të Devollit, ku viktima është Muhamet Çela po nga fshati Baban.
Mësohet se autor i vrasjes është Ervin Spaho 20 vjeç, ndërsa shkak i krimit dyshohet të jetë një konflikt banal për vjeljen e mollëve. Sipas banorëve të zonës, të cilët i njhnin mirë të rinjtë, ata punonin në vjeljen e mollëve, dhe konflikti mes tyre nisi për arsye banale në rrugën e fshatit Baban. Më pas sherri mes të rinjve ka degjeneruar ku autori ka goditur me thikë viktimën, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Pas krimit 20 vjeçari është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes duke u shpallur në kërkim.
Ещё видео!